Real Madrid sërish është “mbreti” i Europës 

Real Madrid sërish është “mbreti” i Europës 

40
SHPËRNDAJE

Real Madrid sërish është “mbreti” i Europës pasi ka triumfuar në finalen e Champions Leagues.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka shkatërruar 4-1 skuadrën e Juventusit duke u bërë në këtë mënyrë skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi trofeun e Champions Leagues.


Ishte Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit duke shënuar dy gola (20’ dhe 64’), ndërsa dy golat tjerë i shënuan Casemiro (61’) dhe Marco Asensio (90’).
Reali tani ka shënuar 503 gola në Champions, më shumë se çdo skuadër tjetër, ndërsa Ronaldo theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Champions League.
Ky është titulli i 12-të në të gjithë historinë e :Los Blancos”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.