Qyteza franceze vishet me ngjyrat kuqezi

Qyteza franceze vishet me ngjyrat kuqezi

62
SHPËRNDAJE

Europiani i parë i Shqipërisë po shoqërohet nga detaje interesante që kanë entuziasmuar çdo tifoz shqiptar.

Pas shkrimit shqip të gazetës zvicerane Blick, nga Franca vjen një tjetër ngjarje.

Sapo futesh në qytezën Perros Guirec, në Francë gjëja e parë që të bie në sy janë flamujt e Shqipërisë.

Qendra e qyetetit, dyqane dhe zyra mbajnë në vitrinat e tyre flamuj dhe simbole me ngjyrat kuqezi.

E gjithë kjo atmosferë shqiptare në këtë qytezë e ka një shkak, aty është akomoduar ekipi ynë. Banorët e vendit tregohen kuriozë dhe dashamirës teksa shikojnë autobusin apo anëtarët e delegacionit të Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.