Portugezi Santos kërkon kulmin e karrierës ne Greqi

Portugezi Santos kërkon kulmin e karrierës ne Greqi

145
SHPËRNDAJE

Fernando Santos mbyll një cikël të plotë me Portugalinë nesër, kur ai do të luajë për çmimin më të madh të futbollit evropian, në stadiumin ku zhvilloi edhe ndeshjen e parë me ekipin e tij si trajner i kombëtares luzitane.

Trajneri 61-vjeçar Santos debutoi në krye të Portugalisë, pasi zëvendësoi Paulo Benton, në ”Stade de France” me një humbje 1-2 kundër Francës, në një takim miqësor të tetorit 2014.

Tashmë, ai ndeshet sërish me Francën dhe sërish në të njëjtin stadium, për finalen e Euro 2016, ku Portugalia do të kërkojë titullin e parë të madh evropian, pasi e humbi atë në finalen kundër Greqisë, në Lisbonë.

“Ne nuk jemi një ekip i klasit botëror, megjithatë ne nuk do të tolerojmë më”, deklaroi Santos, pas paraqitjes eficente, por jo të shkëlqyer të ekipit të tij në këtë turne.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.