Perfundon ne barazim 1-1 , ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Perfundon ne barazim 1-1 , ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

47
SHPËRNDAJE

Perfundon ne barazim 1-1 , ndeshja e Grupit G mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Loja ka nisur e shpejtë nga të dy ekipet. Në minutën e 23-të Pandev gjuan fort nga jashtë zone dhe Berisha grushton me vështirësi, duke shpëtuar ekipin tonë kombëtar nga pësimi i golit.
Deri në fund të pjesës së parë loja nuk prodhon shumë raste, duke u mbyllur 0-0, por dy kartonë të verdhë. Mavraj dhe Kukeli ndëshkohen për kuqezinjtë, duke humbur kështu ndeshjen e radhës me Spanjën.
Në pjesën e dytë në minutën e 53-të Odise Roshi me një gjuajtje të saktë me kokë kalon Shqipërinë në avantazh.
Në minutën e 69-të ka drithërima për Shqipërinë. Alioski harkon nga e djathta, Nestorovski devijon sferën dhe pastaj Pandev gjuan me kokë duke kaluar Berishën. Elseid Hysaj tregohet vendimtar, duke larguar topin nga vija e portës.
Fatale për kuqezinjtë është minuta e 77-të. Roshi prek topin me dorëbrenda zone dhe ka penallti për vendësit. Nga pika e bardhë Trajkovski gjuan saktë, duke barazuar shifrat në 1-1.  
Në minutat e fundit dhe ato 3 shtesë të akorduara nga gjyqtari kryesor, rezultati nuk ndryshon më. Të dy ekipet ndajnë nga një pikë, me kuqezinjtë që përshëndeten në fund nga tifozët e pranishëm në stadiumin e Strumicës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.