NBA: Warriors thyen rekordin e Bulls-ave

NBA: Warriors thyen rekordin e Bulls-ave

29
SHPËRNDAJE

Basketbollistët e Golden State Warrios në mënyrë të shkëlqyer përfunduan pjesën sezonale të Ligës NBA duke thyer edhe një rekord.

Basketbollistët e Golden State Warrios në mënyrë të shkëlqyer përfunduan pjesën sezonale të Ligës NBA duke thyer edhe një rekord.

Duke mposhtur Memphis Grizzliese, me rezultat prej 125:104, në terren të vet Stephen Curry arritën deri te fitorja e 73-të sezonale me çka përmbysën rekordin e gjeneratës legjendare të Chicago Bulls-it nga sezoni 1995/96, të cilët atëkohë arritën 72 fitore.

Golden State në këtë mënyrë hyri në historinë e NBA Ligës si ekipi i parë i cili ka realizuar 73 fitore dhe vendosi rekord që vështirë se dikush do të mund ta thyej.

Kampioni aktual mbylli sezonin në NBA me gjithsej nëntë disfata. “Dua të uroj Warriorsat për sezonin e tyre të mrekullueshëm. Loja e basketbollit vazhdimisht po zhvillohet dhe rekordet janë për t’u thyer. Warriorsat është kënaqësi për t’i shikuar dhe gëzohem se do t’i shikoj çka do të bëjnë në play-off”, tha Michael Jordan njëri nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, dhe njeriu që udhëhoqi Bullsat deri te fitorja e 72-të në sezonin e rregullt.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.