NBA – Atlanta eliminon Bostonin në “play-off”

NBA – Atlanta eliminon Bostonin në “play-off”

31
SHPËRNDAJE

Atlanta Hawks është kualifikuar të enjten në mbrëmje për në gjysmëfinalet e Konferencës Lindore të NBA, pasi mundi Celtics 104-92 në fazën e parë “play-off”, duke fituar serinë me rezultatin 4-2 në Boston.

Për të arritur në finalen e Konferencës Lindore, Atlanta duhet të përballet me një kundërshtar shumë të fortë: Cleveland Cavaliers të LeBron James dhe të Kyrie Irving, finaliste në vitin 2015, që synon titullin e parë të NBA në historinë e klubit.

Gjysmëfinalja do të luhet të hënën në “Quicken Loans Arena”, salla e basketbollit të Cavaliers. Gjatë ballafaqimeve të mëparshme të sezonit të rregullt, Hawks kanë humbur tri herë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.