Napoli mposhti Milanin në “San Siro” 

Napoli mposhti Milanin në “San Siro” 

21
SHPËRNDAJE

Napoli mposhti Milanin në “San Siro” duke fituar 2-1 dhe duke i bërë presion Juventusit kryesues.
Fillimi i ndeshjes ishte fantastik për skuadrën napoletane që shënon dy gola të shpejtë dhe të bukur me Lorenco Insinje fillimisht dhe më pas edhe me Kalehon në minutat 6 dhe 9-të.
Reagimi i Milanit vjen që në pjesën e parë me golin e Kucka në minutën e 37-të që ngushton diferencën në 1 me 2. 
Në pjesën e dytë më pas nuk ndodh asgjë pavarësisht përpjekveje të kuqezinjve dhe Napoli merr një fitore të rëndësishme në transfertë.
Skuadra e Mauricio Sarrit ngjitet në kuotën e 44 pikëve ndërsa Milani mbetet jashtë zonës Champions. 
Ndërsa në ndeshjen tjetër të së shtunës Fiorentina arriti fitore bindëse në transfertë ndaj Kievos 3-0.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.