Mbrojtësi Hummels kalon tek “Bayern Munich”

Mbrojtësi Hummels kalon tek “Bayern Munich”

29
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi gjerman i “Borussia Dortmund”, Mats Hummels, do të bashkohet me “Bayern Munich”, kampion i Gjermanisë, me të cilin ka nënshkruar një kontratë për 5 vitet e ardhshme deri në 30 qershor 2021, bënë të ditur të martën të dy klubet.

Sipas mediave, shifra e transfertës së 27-vjeçarit është rreth 35 milionë euro, por të dy klubet nuk kanë dhënë detaje financiare për këtë transfertë.

“Mats është një prej mbrojtësve qendrorë më të mirë në botë. Me të ne do të përforcojmë edhe me shumë ekipin”, theksoi presidenti i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, i cituar nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.