Kuq e Zi ne Marseje, gati per fitore (foto, video)

Kuq e Zi ne Marseje, gati per fitore (foto, video)

226
SHPËRNDAJE
de biazi

Tifozët e ekipit kombëtar do të shpalosin sot në Marsejë, para ndeshjes Francë-Shqipëri, një flamur gjigant.

Flamuri kuqezi, me përmasa 150 metra me 70, do të pushtojë sot Marsejën në Francë. Në orën 14.30 pritet që me dhjetëra tifozë shqiptarë të ndihmojnë në shpalosjen e këtij flamuri, përmasat e të cilit janë të denja për një Rekord Guinness.

Tifozët kuqezi kanë bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për ndeshjen e sotme me Francën, e dyta në grup. Para kësaj ndeshjeje është menduar të shpaloset në bregdet një flamur gjigant kuqezi, që, sipas tifozëve kuqezi, është rreth 11 mijë metra katror. Dhe për ta shpalosur sa më bukur këtë flamur duhen sa më shumë tifozë të Shqipërisë, ndaj dhe tifozët kuqezinj kanë bërë thirrje për ndihmë. Ata kanë dhënë edhe detajet e organizimit.

13407181_1322027364488963_6730799760060145625_n 13466007_534577986729843_6729696960182878570_nSynohet “Guinness”. Ky do të jetë flamuri më i madh kuqezi në histori, 3 herë më i madh se ai që u shpalos në ndeshjen me Ukrainën, në stadiumin “Qemal Stafa”, që bëri xhiron e botës  në atë kohë. Synimi është që tifozët kuqezinj të hyjnë në “Guinness”, në librin e rekordeve, me flamurin më të madh të shpalur nga tifozët.

VendiJemi në pritje të ndeshjes dhe emocionet sa vijnë e shtohen ndërkohë që ora po vjen. Duke shpresuar që kombëtarja jonë sonte “t’i shtypë” gjelat edhe në mbështetësit e saj duhet ta çojmë deri në fund detyrën tonë. Sonte kulla Eiffel duhet të marrë ngjyrat e flamurit shqiptar. Parisi sonte duhet të jetë kuqezi, prandaj mos nguroni me sa më shumë hashtage për kombëtaren tonë.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.