Kenge dhe cifteli per De Biazin ne Diber

Kenge dhe cifteli per De Biazin ne Diber

70
SHPËRNDAJE

Dita e djeshme ka qenë e veçantë për dibranët, të cilët kanë pasur mik në stadiumin e tyre për të ndjekur ndeshjen, trajnerin e Kombëtares, Xhani De Biazi, i cili shoqërohej nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Më shumë se 6 mijë tifozë kishin mbushur të gjithë zonën rreth stadiumit. Me ftesë të drejtuesve vendorë dhe atyre të klubit, De Biazi është pritur në stadium nga zv/ kryetari i Bashkisë, Sali Tershalla, dhe drejtues të tjerë të klubit vendës.

“Jam tepër i surprizuar nga kjo pritje madhështore që më rezervuan në këtë qytet të vogël që e duan shumë futbollin”, tha shkurtimisht trajneri i Kombëtares. De Biazi së bashku me Dukën e Shulkun e kanë ndjekur sfidën Korabi-Erzeni deri në fund, ku vendësit kanë fituar 3-1.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.