Katari po mendon për tenda në shkretëtira për kampionatin botëror

Katari po mendon për tenda në shkretëtira për kampionatin botëror

48
SHPËRNDAJE

Katari mund të mirëpresë qindra fansa të futbollit në stilin e tendave të beduinëve në shkretëtirë, në zonat pranë stadiumit, përgjatë kupës botërore në futboll pasi rënia e cmimit të naftës kanë detyruar qeverinë vendase të pezullojë të paktën për momentin, projektet luksoze, përfshirë këtu ndërtimin e dhjetëra hoteleve për akomodimin e mijëra tifozëve.
Më shumë se 500 mijë tifozë pritet të qëndrojnë në hotele dhe apartamente por ndryshe nga sa u tha në 2010, se do të ndërtojë më shyumë se 55 mijë dhoma gjumi, autoritetet zyrtare thanë në muajin janar se vetëm 46 mijë dhoma do të jenë gati deri në atë kohë.
FIFA nga ana e saj ka kërkuar që të jenë në dispozicion më shumë se 60 mijë dhoma gjumi, hotele apo shtëpi.
Tashmë organuizatorët po shqyrtojnë idenë e tendave në shkretëtirë, si një mënyrë kreative dhe autentike kulturore, për Katarin, që të plotësojë të gjitha kërkesat e FIFA-s.
“Në zemër të angazhimit tonë për Kupën e Botës, është të shfaqim mikëpritjen dhe miqësinë, karakteristikë e Lindjes së Mesme. Si rezultat, ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive, konceptin e mbështetësve që flenë nën yje” tha zëdhënësi i Komitetit Suprem për Kupën e Botës në Katar, pa dhënë mengjithatë detaje të tjera.
Që kur fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës, katari ka shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë për përmirësimin e infrastrukturës dhe ka nisur projektet për ndërtimine hoteleve dhe komplekseve të apartamenteve por disa projekte kanë mbetur pezull, përfshirë edhe ndërtimin e një ure që kushton 12miliardë dollarë apo tunelit nëntokësor, që do të lidhë plazhin e Dohas me kryeqytetin dhe hotelet që do të jenë në dispozicion të tifozëve.
Zëdhënësi i Komitetit Suprem tha gjithashtu se Katari ka ngecur dhe e ka aktualisht të pamundur financiarisht të ndërtojë aq dhoma hotelesh sa ka kërkuar FIFA.
Kampingjet e shkretëtirës, një aktivitet popullor edhe në stinën e dimrit për Katarin, mund të jetë zgjidhja më e mirë për tifozët sesa hotelet super luksoze, thonë analistët në vend.
Komiteti suprem bëri gjithashtu të ditur një lajm pozitiv për miliona tifozë nga e gjithë bota. Kampet do të ngrihen në disa zona specifike, që do të krijohen enkas për ta në fanzones, në të cilat përkundër zonave konservative muslimane, fansat aty do të lejohen edhe të konsumojnë alkool.
Alkooli në ambjente publike në Katar është ligjërisht i ndaluar. Atje gjithashtu limitohet shitja e alkoolit edhe në hotelet luksoze.
Katari ende po debaton rreth vendosjes së një balance mbi vlerat kulturore dhe ligjet e vendit dhe kërkesave të FIFA-s për organizimin e eventit ndërkombëtar.
Fansat do të duhet gjithashtu të akomodohen në shtetet fqinje të Katarit, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, ku në dispozicion të tyre do të jenë mijëra dhoma hoteli dhe sigurisht alkooli, por do tju duhet të fluturojnë për të parë ndeshjet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.