Kanioni i Osumit – Koloradoja e Shqipërisë, legjenda dhe bukuria që tërheq...

Kanioni i Osumit – Koloradoja e Shqipërisë, legjenda dhe bukuria që tërheq turistët.

60
SHPËRNDAJE

Kanioni i Osumit – Koloradoja e Shqipërisë, legjenda dhe bukuria që tërheq turistët.
Ndonëse jemi akoma në muajt e dimrit, temperaturat e favorshme dhe ditët me diellë në këtë fundshkurti, i ka krijuar mundësinë aventurierëve të sporteve të ujit që të udhëtojnë drejt kanioneve të Skraparit.

“Këtë vit raftingu në këto kanione ka nisur më herët se vitet e tjera “, thotë Pëllumb Danellari, një specialist i AdZM-së të Beratit por njëkohësish edhe amator i sporteve në natyrë.
“Ka qenë një mot i ngrohtë dhe me diell ky fundshkurti dhe dashamirës të natyrës dhe sporteve të saj, janë ngjitur në rrjedhën e Osumit për të ushtruar raftingun. Nuk kanë ardhur vetëm nga Tirana por ka pasur dhe të huaj që janë ngitur në këto lartësi”, thotë Pëllumbi.
Edhe ai vet banon në një fshat të thellë të Tomorrit, në Qafë Dardhë dhe kujdeset për Parkun Kombëtarë të kësaj zone. Po të ndjekësh rrjedhën e Lumit Osum dhe të ngjitesh drejt Skraparit, lumi ngushtohet sepse kalon në formacione shkëmbore. Bëhet i rrëmbyeshëm dhe formon disa kanione. Dy quhen kanione të mëdha dhe të dy janë monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”.

Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryesë dhe tretëse, kanë depërtuar në masën shkëmbore duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse. Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen. Kjo nuk është e vetmia mrekulli e këtij kanioni: në disa sektorë të tij shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese.
Pikërisht aty është vendi me i ngushte i kanionit dhe arrihet lartësia me e madhe nga shtrati i lumit. Në afërsi të fshatit Dhores mund të vizitosh dhe vendin e shenjte për besimtaret bektashian te zonës, pasi sipas legjendës aty gjendet “Gjurma e Imam Aliut”.

Ky vend i shenjtë ndodhet në pjesën e sipërme të kanionit, ku në masivin shkëmbor, në të dyja anët e lumit, dallohen qarte gjurma e një njeriu, e një kali dhe gjurma e një bastuni.
Sipas legjendës Imam Aliu e ka kaluar kanionin me një kërcim të kalit të tij. Si gjatë vozitjes nëpër lum ashtu dhe nëse ecën me këmbë ndesh burime me ujë të ftohtë. Hotelet më të afërta me kanionin ndodhen në qytetin e Çorovodës.
Çmimet në to janë shumë të arsyeshme. Në restorantet e qytetit të ofrohet gatimi tradicional i zonës, mishi në hell i shoqëruar me disa produkte bulmeti si dhe me rakinë e shquar të Skraparit. Kanioni mund të përshkohet për afro treçerek ore me makinëe, tre ore në këmbe dhe pak me shumë se dy orër me kanoe apo kajak.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.