“Janaq Kilica” fiton titullin e kampionatit “Goal Europe”

“Janaq Kilica” fiton titullin e kampionatit “Goal Europe”

183
SHPËRNDAJE

Janaq Kilica fiton titullin e kampionatit “Goal Europe”. Pas goditjeve të penalltive dhe rezultatit tenistik 7-6, skuadra e futbollit të Gjimnazit ‘’Janaq Kilica’’ në Fier shpallet kampione e Kampionatit të Futbollit të Shkollave të Mesme “Goal Europe’’. Gjatë ceremonisë përmbyllëse do të ishte znj. Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, e cila në prani të përfaqësuesve të FSHF dhe Min13228064_10207382027402529_691404016_nistrisë së Arsimit dhe Sportit, i dorëzoi kupën kapitenit të skuadrës fierake.

Ndeshja finale e këtij turneu, organizuar nga Rrjeti i Informimit të BE në Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, u zhvillua ditën e mërkurë në orën 1600 në ‘’shtëpinë e kombëtares shqiptare’’ në stadjumin Elbasan Arena. I organizuar gjatë aktiviteteve në kuadër të Javës së Europës ky kampionat kishte si qëllim të promovonte lojën e ndershme midis nxënësve të shkollave të mesme.
Në këtë kuadër njëmbëdhjetëshja e ‘’Janaq Kilicës’’ e përbërë nga Mollasi, Naçi, Zeqo, I. Lalaj, Gashi, Sota, Mehmetaj, A. Lalaj, Gjata (Meçaj), Fasko dhe Aliaj, vinte pas një sërë ndeshjesh të suksesshme. Fillimisht në turin eleminator të zhvilluar në rang rajonal ajo do të fitonte ndaj skuadrave të gjimnazeve të bashkisë Fier si: ‘’Vasil Sota’’ dhe ‘’Perikli Ikonomi’’. Ndërkohë që në çerekfinale do të skualifikonte në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, skuadrëne futbollit të gjimnazit ‘’Naim Frashëri’’ të Durrësit. Më pas në fazën gjysëmfinale, ‘’Janaq Kilica’’ do të skualifikonte ekipin e shkollës ‘’28 nëntori’’ të Shkodrës.

Ndërsa në finale e 11 majit 2016, “Janaq Kilica” pati përballë skuadrën nga Tirana të shkollës “Besnik Sykja”. Ndeshja e zhvillur në ‘’Elbasan Arena’’ në prani të 9 mijë tifozë n13228064_10207382027402529_691404016_nga Elbasani dhe atyre të ardhur nga Fieri dhe Tiranë, u zhvillua mes emocionesh të panumërt.
a. Qysh në fillim fierakët e drejtuar nga tekniku Mariol Miho ushtruan presion duke vendosur një epërsi të dukshme në fushën e lojës dhe duke e kontrolluar plotësiht atë. Rastet për shënim nuk munguan por pa arritur të shënonin në portën kundërshtare.

Pas dy pjesëve të luajtura dhe rezultatit të bardhë 0-0 skuadrat ju drejtuan pikës së bardhë të penalltive. Edhe këtu emocionet nuk munguan por saktësia e goditjeve dhe merita e portierit Mollasi bëri që ‘’Janaq Kilica’’ të shpalllej kampione e Shqipërisë. Më pas vijoi ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe festa e tifozerisë fierake të cilët kishin udhëtuar në masë nga Fieri për të ndjekur skuadrën e shkollës së tyre. E trasmetuar nga media qëndrore dhe ajo lokale ky sukses ishte finalizim i një kampionati që i bëri jehonë pjesmarrjes historike të kombëtares shqiptare në Kampionatin europian 2016.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.