Italia humb “Boterorin”Rusi 2018

Italia humb “Boterorin”Rusi 2018

36
SHPËRNDAJE

Italia nuk ia del. Skuadra “axurre” e drejtuar nga Xhanpiero Ventura nuk ia ka arritur të kualifikohet për në Botërorin “Rusi 2018” pasi ndeshja e kthimit kundër Suedisë në “San Siro” ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Pritej shumë nga futbollistët të cilët aktivizohen në skuadrat më të mëdha në Europë por së bashku me Holandën Italia është skuadra ‘big’ që nuk do t’a shohim në Rusi verën e ardhshme. Italianëve iu duhej vetëm një gol për t’a dërguar takimin në shtesë por iniciativat e tyre kanë lënë për të dëshiruar.

Kjo mungesë është si të kthehet në pikën 0 për ‘axurrët’ të cilët duhet të përgatiten fort për një furtunë kontestimesh dhe kritikash që do të vijnë për ta nga opinioni në vend.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.