Ish-piloti i Ferrarit përfundon me urgjencë në spital

Ish-piloti i Ferrarit përfundon me urgjencë në spital

35
SHPËRNDAJE

Ish-piloti brazilian, Rubens Barrichello u shtrua me urgjencë në një spital për shkak të një sëmundjeje të rëndë.45-vjeçari shoku i ngushtë i Michael Schumacher kishte një problem në një venë gjaku që i kishte shkaktuar një dhimbje të fortë koke.

“Të shtunën u ngrita në mëngjes, doja të bëja një dush, por pata një dhimbje të fortë koke. Bashkëshortja ime ishte aty, për fat të mirë, e thirri menjëherë mjekët, të cilët më transportuan në spital. Duhet të bëj ende disa analiza, por deri tani duket se kam pasur një problem në vena. Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë dhe për dashamirësinë tuaj. Shpresoj të rikthehem shpejt në pistë”, – ky ishte mesazhi i ish-pilotit të Ferrarit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.