Hotelet e Ronaldos

Hotelet e Ronaldos

63
SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo është protagonist absolut brenda dhe jashtë fushave të futbollit. Ylli i Realit të Madridit shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të prezantuar hotelin e ri “Pestana CR7 Hotel”, një strukturë ku duket qartë që mban emrin e tij.

“Pestana CR7 hotel” është një ndër 4 hotelet që mbajnë firmën e sulmuesit portugez. I pari u hap në 15 qershor në ishullin e Madeirës, ndërsa në fushë do të jetë radha e hotelit të Lisbonës. Në vitin 2017 do të hapet hoteli në Madrid, ndërkohë që i fundit që do të përurohet është ai i Nju Jorkut.

Të gjitha këto struktura do të pasqyrojnë në ambientet e brendshme pasionin për sportin dhe mirëqenien të Cristiano Ronaldos, ndëkohë që investimi për to kap shifrën e 75 mln euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.