Hamilton paralajmëron Rosbergun

Hamilton paralajmëron Rosbergun

32
SHPËRNDAJE

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, insiston se aspak nuk është i shqetësuar për formën e mirë të kolegut të tij te Mercedesi, Nico Rosberg, që fundjavën e shkuar ka regjistruar fitoren e pestë rresht. Hamilton ka thënë se nuk ndihet i shqetësuar as me formën e tij aktuale pas startit të dobët që e pati këtë edicion në Formula 1, raporton Reuters.

Piloti britanik, i cili nuk ka fituar asnjë garë prejse siguroi titullin e tretë të Formula 1 në Teksas gjatë muajit tetor të vitit të shkuar, ka thënë se aktualisht po ndihet i fortë psikologjikisht më shumë se kurrë, me gjithë formën jo të kënaqshme në fillim të edicionit. “Pa dyshim se kjo është një lojë psikologjike”, tha Hamilton, i cili në dy garat e para të këtij edicioni u nis nga “pole-position”.

“Është një luftë. Mendoj se në bazë të moshës dhe përvojës, mund t’ia dalë mbanë. Jam më i fortë se kurrë psikologjikisht dhe shumë shpejt do t’u rikthehem fitoreve. Edicioni është shumë i gjatë”. Hamilton ka thënë se fitoret mund të mos i hyjnë fare në punë në fund të këtij edicioni Rosbergut. Hamilton ka 17 pikë më pak se piloti gjerman, por deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe 19 gara.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.