Grupi G/ Spanja shkaterron Italinë ,Maqedonia fiton ne Izrael

Grupi G/ Spanja shkaterron Italinë ,Maqedonia fiton ne Izrael

35
SHPËRNDAJE

Një rezultat surprizë vjen nga Izraeli ku vendasit kanë humbur përballë Maqedonisë me rezultatin 0-1. Pritej që izraelitët të reagonin fort pas asaj humbje turpëruese 0-3 me Shqipërinë, por mbrëmja e sotme ka rezervuar të njëjtin fund për vendasit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 73-të nga Goran Pandev.
Maqedonia me këtë fitore jo vetëm surprizon, por edhe merr një trepikësh me shumë vlerë që e fut në vallen e vendit të 4-rt. Me këtë rezultat mund të ‘buzëqeshë’ edhe Shqipria e cila shikon që kundërshtari i saj për vendin e 3-të, Izraeli, të humbë në shtëpi. Me kuqezinjtë që bënë detyrën kundër Lihtenshtejnit me fitoren 2-0.

Spanja ka shkatarruar Italinë mbrëmjen e sotme në sfidën eliminatore të Botërorit me rezultatin 3-0.
“La Roha” nuk e ka patur të vështirë për të mundur “axurrët” që sulmuan pak ose aspak portën e mbrojtur nga David De Gea. Takimi u zhbllokua shpejt që në minutën e 14-të dhe kjo falë Isco-s që mposhti me një perlë Buffon-in. Spanjolli pasi perfeksionoj portën për herë të parë me një goditje dënimi, gjeti edhe golin e dytë pak para se të mbyllej pjesa e parë.
Në të dytën Italia zotëroj më shumë topin, por nuk arriti të vinte në vështirësi vendasit në takimin që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”. Madje në minutën e 77-të pati kohë edhe për një gol tjetër të shënuar nga Alvaro Morata.

Pas ndeshjeve të 7 në Grupin G, Spanja udhëheq e para me 19 pikë, e 2-ta vjen Italia me 16 pikë, e 3-ta Shqipëria me 12 pikë, e 4-ta Izraeli me 9 pikë, e 5-ta Maqedonia me 6-të dhe Lihtenshtejni me asnjë pikë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.