FOTO/ Ja rezultatet ne takimet e tjera të eliminatoreve

FOTO/ Ja rezultatet ne takimet e tjera të eliminatoreve

41
SHPËRNDAJE

Kroacisë i mjaftoi një gol i Kalinic, për të marrë një fitore shumë të rëndësishme me Ukrainën në përballjen e luajtur në stadiumin maksimir te Zagrebit.
Edhe pse pati raste të tjera për shënim kroatët iu gëzuan këtij suksesi të ngushtë që i mban në krye të klasifikimit të Grupit I.
Një dygolësh i Tosun që në fillim të pjesës së parë i dha fitoren e pastër 2-0 Turqisë përballë Finlandës, në sfidën e zhvilluar në Antalya. Sulmuesi i Beshiktashit realizoi një gol të thjeshtë në shtyllën e dytë në minutën e nëntë, ndërsa në të 13 kërceu bukur me kokë pas ekzkutimit të një këndoreje duke shënuar të dytin personal dhe të fundit të takimit,
Në Grupin D Serbia fitoi 1-3 me përmbysje përballë Gjeorgjisë, duke u konfirmuar pretendente për kualifikimin direkt në Botëror. Në pjesën e parë për vendasit shënoi Kactharava, por para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin 15 minutësh barazoi Tadic me 11 metërsh. Në pjesën e dytë serbët shënuan edhe dy gola të tjerë me Mitrovic në të 64-rën dhe Gacinovic 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Në të njëjtin grup, Austria iu riklthyer fitores me Modavinë, që jep shpresë për një kualifikim të mundshëm. 2-0 përfundoi ky takim me gola të Sabitzer në të 74-ëm dhe të të Harnik në minutën e fundit të kohës së rregullt.
I vetmi takim i mbrëmjes ku nuk u shënuan golai ishte derbi britanik mes irlandës dhe Uellsit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.