Ferrari i shpëton dënimit të FIA-s

Ferrari i shpëton dënimit të FIA-s

34
SHPËRNDAJE

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit vendosi të mos e ndëshkojë Ferrarin për mesazhin e koduar të dhënë për Vettel gjatë Çmimit të Madh të Australisë. Sipas rregullores së re të FIA-s, skuadrat nuk duhet t’i japin asnjë lloj mesazhi pilotëve për veprimet që duhet të bëjnë gjatë garës dhe këtu përfshihen edhe mesazhet e koduara.

Denoncimi ndaj “kokëkuqes” italiane në këtë pikë u bë në Çmimin e Madh të Bahreinit nga një prej skuadrave rivale të saj.

Autoritetet e FIA-s morën në dorëzim një foto nga makina e Vettel ku lexohej ‘3.2, LFS6P1’ .Nuk është e qartë se çfarë do të thotë ky mesazh, por në timonin e makinës së Vettel është një opsion zgjedhjeje FS6.

Pasi shqyrtuan këtë rast, drejtuesit e FIA-s menduan se kjo foto nuk ishte provë e mjaftueshme për  të vërtetuar se Ferrari ka thyerr rregullin e komunikimit në garë dhe për këtë arsye vendosën që të mos marrin asnjë masë ndëshkuese ndaj skuderisë italiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.