Drejt Thethit me të gjitha mjetet

Drejt Thethit me të gjitha mjetet

58
SHPËRNDAJE

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit  malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë  që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.

Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë  e kafshë të ndryshme.

Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmëndjen e shumë alpinistëve, spelologëve, gjeografeve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me permasat e tyre dhe dukuritë interesante që thethi1mbartin brenda tyre si liqenet nëntokesore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

Këto janë disa prej arsyeve që shumë visitor të huaj dhe vendas,vijnë në Theth në çdo stinë.

Edhe në këto ditë me shi dhe të ftohta,drejt lartësive të Thethit janë ngjitur mjaftë turist të ardhur nga Europa Lindore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.