Deschamps: Shqipëria është një kundërshtar i vështirë

Deschamps: Shqipëria është një kundërshtar i vështirë

39
SHPËRNDAJE

Trajneri i Francës Didier Deschamps, ka vetëm fjalë të mira për Kombëtaren shqiptare. Dy kombëtaret, Franca dhe Shqipëria do të përballen të mërkurën, nga ora 21:00 në Marseille, në kuadër të Grupit A të Euro 2016.

Para këtij takimi, trajneri i Francës, Didier Deschamps ka lavdëruar Kombëtaren shqiptare.

“Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Ata treguan se janë një skuadër e mirë edhe kur luajtën me 10 lojtarë ndaj Zvicrës.

Bëhet fjalë për një skuadër të organizuar shumë mirë nga një trajner italian. Ndeshja e së Mërkurës në Marseille do të jetë shumë e ndërlikuar”, ka thënë Deschamps ai për “Telefoot”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.