Dënim i pazakontë për basketbollistët e Panathinaikosit

Dënim i pazakontë për basketbollistët e Panathinaikosit

33
SHPËRNDAJE

Ekipi grek i basketbollit, Panathinaikos Superfoods, pas humbje kundër Fenerbahçes me rezultatin e përgjithshëm 3-0, ka anuluar biletat e avionit për lojtarët, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Drejtuesit e ekipit grek duket se kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të dënuar lojtarët e tyre për humbjen kundër skuadrës turke, Fenerbahçe.

Në një deklaratë për AA-në, Apostolos Liokas, nga Zyra për Marrëdhëniet me Median në këtë ekip, tha se biletat e basketbollistëve të Panathinaikos Superfoods, të cilët i kanë dhënë lamtumirë Ligës Evropiane të Basketbollit, me kompaninë e fluturimeve ”Turkish Airlines”, janë anuluar.

Ndërsa thuhet se ekipi nuk ka shkuar këtë mëngjes në aeroport për këtë arsye.

Pritet që lojtarët dhe stafi të nisen përmes rrugës tokësore Stamboll-Athinë, me një distancë 1 095 kilometrash dhe që zgjat 12 orë.

Nga ana tjetër gazeta greke e sportit, “Contra”, ka raportuar se pesë basketbollistët amerikanë të kësaj skuadre kanë kundërshtuar këtë masë dënimi dhe kanë thënë se duan të shkojnë me avion drejt Athinës duke i paguar shpenzimet vetë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.