De Biasi shqetësohet për Sadikun

De Biasi shqetësohet për Sadikun

200
SHPËRNDAJE

Po keqtrajtohet nga Zyrihu dhe duhet të largohet sa më shpejtë”. Ngërçi i transferimit të Armando Sadikut nga klubi zviceran e ka irrituar trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biazin.

Sulmuesi nga Elbasani, i cili shkëlqeu në Europian, ku shënoi të vetmi gol të kuqezinjve në Francë, pikërisht atë që edhe vulosi triumfin e parë në historinë e këtij turneu për Shqipërinë (ndaj Rumanisë), kërkohet nga shumë klube në Europë.

Por Zyrihu, klubi që ka pronësinë e kartonit të tij dhe që as e kishte në plane përpara “Euro 2016”-ës, tani kërkon të përfitojë nga kjo situatë për ta shitur sa më shtrenjtë kartonin e talentit (kërkojnë 7-9 milionë euro).

Gjatë një interviste për sajtin “tio.ch”, De Biazi thotë se sheh shumë mirë Sadikun në Bundesligë apo në Serinë A, ku Sampdoria është rikthyer fuqishëm në interesin e saj për të firmosur.

“Të flasim qartë, Armando është trajtuar keq. Në pjesën e parë të aventurës së tij nuk u vlerësua. Në sezonin e fundit, përveçse nuk gjeti hapësira, u largua dhe e huazuan në një skuadër që më pas ra një kategori më poshtë. Ai bën shumë mirë që nuk dëshiron më të luajë me atë fanellë. Është 25 vjeç, nuk është më i ri, por një klub që mund të investojë fuqishëm mbi të mund ta gjejë. Ka përpara tij 6-7 vite me një nivele të larta. Në këtë moment historik paratë në Itali mungojnë. Por nëse unë do të isha një drejtues, do të bëja gjithçka për ta nënshkruar”, tha De Biazi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.