Chelsea dhe Manchester City

Chelsea dhe Manchester City

34
SHPËRNDAJE

Chelsea dhe Manchester City do të zhvillojnë xhiron e 30-të të Premier ligës, e cila mund të vendos garën e kampionit të Anglisë. Para shkuarjes në Stamford Bridge trajneri i “qytetarëve” Pep Guardiola tha se rivali i tij i sotëm Antonio Conte ndoshta është trajneri më i mirë.

City ka rastin që me triumf eventual të kthejë pasigurinë e luftës për vendin e parë, meqë Tottenham momentalisht ngec prapa Chelsea shtatë pikë. Në të njëjtën kohë ekipi i Guardiolës i afrohet me tetë pikë prapa.

“Mendimi im për Conten është se ai është një trajner kulmor. Ai arriti të bëjë që Italia të luaj futboll të mrekullueshëm, edhe Juventusi po ashtu, edhe atë në kulturë ku mbrojtja është baza e gjithçkaje. Conte është një trajner i shkëlqyeshëm, veçmas kur shohim se ekipet e tij, Juventus, Italia dhe tani Chelsea. Ekipet e tij kontrollojnë shumë nga aspekti i lojës së futbollit. Ndoshta është trajneri më i mirë”, tha Guardiola për mediat britanike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.