Boks:Revanshi mes Fury, kampion i botes dhe Klitschko do te zhvillohet ne...

Boks:Revanshi mes Fury, kampion i botes dhe Klitschko do te zhvillohet ne 29 tetor 

183
SHPËRNDAJE

Revanshi mes britanikut Tyson Fury, kampion i botes ne versionet WBA, WBO, IBO ne peshat e renda dhe ukrainasit Vladimir Klitschko do te zhvillohet ne 29 tetor ne Manchester, bene te ditur te merkuren stafet e te dy boksiereve.
“Mund t’ju them se perfundimisht ndeshja do te luhet”,deklaroi Peter Fury, menaxher i kampionit te botes, per BBC.
“Perfundimisht, revanshi eshte fiksuar. Une duhet te korrigjoj gabimin tim ne 29 tetor ne Manchester Arena”, reagoi Klitschko, 40 vjec, ne Twitter.
Fury, 28 vjec, e mundi surprizisht Klitschko me pike ne Düsseldorf (Gjermani) ne 28 nentor te 2015, duke fituar versionet WBA, WBO e IBF.
Fillimisht e planifikuar per ne 9 korrik, revanshi Fury-Klitschko eshte shtyre per ne 29 tetor per aresye te nje demtimi te Fury ne kavilje. Por, ne mesin e gushtit, Klitschko beri te ditur angazhimin e tij ne nje procedure gjyqesore ndaj Fury, duke e akuzuar ate se ka ndryshuar termat e kontrates. /

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.