Alarmet terroriste shtojne sigurine e “Euro 2016”

Alarmet terroriste shtojne sigurine e “Euro 2016”

35
SHPËRNDAJE

Siguria globale është një çështje që po diskuto het shumë, sidomos pas sulmeve terroriste në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, apo edhe në disa lagje të kryeqytetit francez.

Për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm gjatë muajit ku Franca do të mirëpresë mijëra tifozë, qeveria franceze ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme të vijojë, jo vetëm gjatë periudhës kur do të zhvillohet ndeshjet për “Euro 2016”, por edhe disa javë pas përfundimit të tij.

Kjo masë është vendosur në mënyrë që në rrugët e qyteteve franceze dhe në zona të ndryshme të konsideruara si të rrezikshme potencialisht për të rënë pre e sulmeve të ketë një mbikëqyrje të rreptë të forcave të sigurisë. Jo vetëm UEFA është e mobilizuar për mbarëvajtjen e këtij kompeticioni, por edhe shteti francez ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.