Spiropali ne kuvend pyet deputeten e PD: A e kalon dot Basha...

Spiropali ne kuvend pyet deputeten e PD: A e kalon dot Basha oqeanin? Pyete pak

83
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropalit, për herë të dytë nga Kuvendi, ka aluduar se Lulzim Basha nuk shkon dot në Amerikë, për shkak se është non grata.

Teksa foli në Kuvend, Spiropali i kërkoi Tabakut që të pyeste nëse Basha mund ta kalonte oqeanin.

‘E kërkova fjalën se nuk kuptoj si Tabakut nuk i vjen zot kur bën rolin e Prokurores dhe humbet gjyq pas gjyqi për shpifje.

Si nuk skuqet, kur përmend miliona euro, si të ishin 5 mijë delegatët e Pallatit të kongreseve , si nuk e kupton se do të humbë edhe gjyqe të tjera, le ta pyesë atë që ka në krah kur ulet, për traun, se a e kalon traun përtej oqeanit’, tha Spiropali.

Kjo është hera e dytë që Spiropali aludon nga Kuvendi, se Basha është i padëshirueshëm nga SHBA, ndërkohë që kryedemokrati i ka mohuar akuzat.

S'KA KOMENTE