SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar dy shoqëruesit e Saimir Tahirit

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar dy shoqëruesit e Saimir Tahirit

257
SHPËRNDAJE

Dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj të cilëve SPAK, ka ngritur akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga SPAK për gazetarin e Fax News Elvis Myrta, bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për Paul Agustin Deden dhe Hekuran Markun për dy ish-shoqëruesit të ministrit Tahiri, të cilët tashmë në sajë të operacionit “Shpirti”, u zbuluan për kultivimin dhe trafikimin e tonelatave drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Ndërkohë që mësohet se dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa vite më parë në Spanjë. Sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre.

Sipas burimeve ata janë larguar nga Shqipëria rreth 2 vite e gjysmë më parë, e për këtë  SPAK dhe Policia  Shtetit nuk arritën dot të ekzekutonin masat e sigurisë për ta.

Aktiviteti i tyre kriminal u zbulua nga 4 dëshmitarë të drejtësisë të arrestuar për drogë në Itali. Nga dëshmia e dy të penduarve duket se dy efektivët, përdornin detyrën e tyre si shoqërues të ministrit për të lehtësuar punën e tyre.

Në një pjesë të dëshmisë ata tregojnë se gjatë përgatitjeve për transport të lëndës narkotike të kanabisit, kanë  parë mjete policie si radio që lidheshin me frekuencat e Policisë, duke treguar edhe një herë rolin aktiv të policisë në kanabizimin e vendit nëbvitet 2016-2017.

S'KA KOMENTE