SPAK pergjon mbi 400 persona, 715 procedime penale dhe mbi 500 persona...

SPAK pergjon mbi 400 persona, 715 procedime penale dhe mbi 500 persona nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar

216
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ka autorizuar përgjimin e më shumë se 400 personave gjatë një raporti për bilancin e vitit 2021.

Në raportin vjetor thuhet se SPAK ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale. Kjo veprimtari, deri ne 01 Shtator 2021, është ndjekur nga 9 (nënte) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit dhe 3(tre) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi.

Nga numri prej 519 persona nën hetim, 339 prej tyre janë hetuar me masë sigurimi, ndërsa 180 persona nën hetim janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat nën hetim të hetuar me masë sigurimi, 218 persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, nga të cilat 202 janë ekzekutuar ndërsa për 16 persona është vendosur masa e sigurimit në mungesë dhe nuk janë ekzekutuar.

S'KA KOMENTE