SPAK nis hetimet per politikanin shqiptar te perfshire ne skandalin e “Pandora...

SPAK nis hetimet per politikanin shqiptar te perfshire ne skandalin e “Pandora Papers”

203
SHPËRNDAJE

Skandali botëror, i “Pandora Papers” që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare, ka bërë bujë të madhe edhe në Shqipëri teska mendoeht se njëri prej personave të përfshirë, konkretisht një politikan shqiptar. 

Lidhur me këto dyshime të ngritura, SPAK është vënë në lëvizje për të kryer hetimet e duhura. 

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duket se do të fillojë hetimet për të zbardhur emrin e politikanit shqiptar që është i përfshirë në skandalin e “Pandora Papers”. 

Sipas informacioneve, po bëhen verifikime nëpër llogaritë bankare.

Ndërsa përveç politikanit shqiptar, pjesë e skandalit raportohet të kenë qenë edhe 13 komapni të tjera që operojnë aktualisht në Shquipëri. Deri më tani është zbuluar vetëm emri i një kompanie “Al Energy Transmission”, që drejtohet nga Biznesmeni Vasil Kallupi.

Por kush është Vasil Kallupi?

Biznesmeni nuk është i panjohur, sidomos mes politikanëve politikanëve të Tiranës. Kallupi njihet si mik i ish-kryeministrit Fatos Nano dhe zyrtarëve të tjerë kryesisht të majtë.

Vasil Kallupi ka mbajtur edhe poste zyrtare në qeveri. Ai ka shërbyer si këshilltar për turizmin, gjatë kohës që këtë ministri e drejtonte i ndjeri Bashkim Fino në vitin 2003.

Por, Vasil Kallupi që jetonte në Vjenë, ishte mik i të gjithëve, i Nanos, i Metës, i Finos, i të gjithëve. Pjesa më e madhe e njerëzve që e njohin tregojnë pasionin e tij për kazinotë, një lidhje e përhershme me politikanët për këtë shkak, dhe vizitat e tij të shpeshta në Budva, hotel Majestic apo edhe në Selanik.

Vasil Kallupi, i pari që hynte në ato mjedise, i fundit që dilte.

Nga profili i tij në rrjetet sociale shihet se Kallupi ndan shpesh linqe artikujsh të këngëtareve apo vajzave VIP të botës se modes dhe jo vetëm. Dhe këtë e provojnë më së miri edhe njerëzit që e rrethojnë. Apo për aktivitetin e tij ato pak vite që punoi si këshilltar në Shqipëri.

dfhrthr5h5h

Postimet e Vasil Kallupit në rrjetet sociale

Bashkëshortja e tij Dëshira ka një dyqan rrobash pikërisht në rrugën përballë Parlamentit të Shqipërisë, por tjetër aktivitet në vend, nuk u rezulton.

Ndërkohë që më së shumti, kanë qendruar në Vjenë, ku kanë edhe shtëpinë.

Në ato vite, pra në vitet 2000, Vasili që në qarqet politike shihej si “Vasili i Vjenës”, njihej më shumë për njeri hokatar, njeri që rrinte me të mëdhenjtë në pasionin e tij për kazinotë, që shpenzonte shumë para, por që nuk dihej origjina e tyre, edhe pse tashmë pasi doli skandali për “Pandora Papers” po kuptohet fare qartë se nga e kanë pasur origjinën.

Gjithsesi, dëshirat dhe pasionet e tij individuale, nuk kishin të bënin me profilin e punës që ai ndiqte. Miqtë e tij sot, janë po aq të habitur nga dalja e emrit të tij, si shqiptari i parë në Pandora Papers.

Kompanisë së tij “offshore”, një transfertë prej 1.5 milion euro i është bërë me 26 prill 2013, një muaj pasi AL Energy Transmission u regjistrua.

Ndërsa paratë janë tërhequr kryesisht me kartë debiti, të posaçme për udhetime nga Vasili, gruaja e tij Dëshira dhe nipi të saj, Sokol Sferdelli.

dgerhe4h4rh4h
Deshira Kallupi

Djali i tij i birësuar, Erald Dushku, i cili vjen nga martesa e parë e gruas së tij Dëshira, është administrator i dy kompanive, në Shqipëri dhe Vjenë.

Në vitin 2010, një vit pas themelimit, Lëvizja Socialiste për Integrim që në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta, hapi edhe degën e parë të saj në Vjenë. Dhe ai që e mundësoi, ishte pikërisht Erald Dushku, djali i Kallupit, i cili në atë kohë ishte Kryetari i Grupit Organizator të LSI.

gfserg4h34h
Erald Dushku me zyrtarin socialit Nikolin Jaka

S'KA KOMENTE