SPAK kerkon masa shtesë sigurie për 13 bashkepunetore te drejtesise

SPAK kerkon masa shtesë sigurie për 13 bashkepunetore te drejtesise

100
SHPËRNDAJE

SPAK ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të shtuar masat e sigurisë dhe të ruajtjes për 13 bashkëpunëtorët e drejtësisë që ndodhen të arrestuar.

Ata kanë kërkuar shtimin e masave mbrojtëse për bashkëpunëtorët, duke urdhëruar shtimin e efektivëve dhe të vigjilencës.

Ndërkaq, nuk dihet nëse urdhri bazohet në të dhëna konkrete për rrezik apo është një procedurë rutinë.

Mësohet se janë 13 persona që kanë pranuar të bashkëpunojnë me drejtësinë në zbardhjen e disa prej ngjarjeve kriminale në vend.

Rikujtojmë se së fundmi ka qenë Dumani që është kthyer në një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, që ka hedhur dritë në disa prej ngjarjeve të pazbardhura kriminale në vendin tonë.

S'KA KOMENTE