SPAK arreston dy persona në Fier ,drejtonin rrjetin e trafikut të heroinës...

SPAK arreston dy persona në Fier ,drejtonin rrjetin e trafikut të heroinës drejt Greqisë

4010
SHPËRNDAJE

Me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar dy të dyshuar si drejtues të një rrjeti të madh të trafikut të heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Personat e arrestuar janë shtetasit Irfan Sulaj dhe Defrim Celaj, të cil akuzohen për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” kryer më shumë se një herë, “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

Hetimet për këta dy persona janë kryer nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet ligjzbatuese greke dhe maqedonase, bazuar mbi indicie të lindura në vitin 2016 mbi trafikimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas drejt vendeve të Bashkimit Evriopian.

S'KA KOMENTE