Sot temperaturat zbresin deri në 36 gradë C

Sot temperaturat zbresin deri në 36 gradë C

19
SHPËRNDAJE

Dita e sotm do të sjellë tërheqje të valës së të nxehtit afrikan në vendin tonë, duke shkaktuar edhe një freskim të menjëhershëm të motit.

Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë, por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 36°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

S'KA KOMENTE