Sot e neser temperatura ekstreme deri në 41°C, çfarë pritet në ditët...

Sot e neser temperatura ekstreme deri në 41°C, çfarë pritet në ditët në vijim

353
SHPËRNDAJE

I nxehti afrikan ka mbërthyer mbarë vendin dhe pritet që këto dy ditë të arrijë kulmin, duke sjellë temperatura ekstreme, por edhe një pluhur saharaje në ajër.

Sinoptikanet e “Meteoalb”, kane thene se kulmi i këtij të nxehti është pikërisht ditën e sotme dhe nesër, me temperatura që kalojnë 41 gradë celsius, ndërsa të premten do të ketë një rënie të papërfillshme temperaturash.

muaji qershor do të mbyllet me temperatura të larta deri në 36 gradë, ndërsa kjo valë të nxehti do të rikthehet sërish nga data 4-5 e muajit korrik.

Temperatura më e lartë është regjistruar në Belsh dhe Cërrik 41.4 gradë, por edhe Gjirokastra ka qenë me 41.3 gradë. Presim sot dhe nesër për vlerën më të lartë. Por, në Shqipëri kemi pasur edhe temperatura 43 gradë. Vera e 2019 ka qenë me temperaturën më të lartë dhe është cilësuar si më e nxehta në rang global.
Valët e të nxehtit janë më të rralla gjatë qershorit, por këtë herë po i përjetojmë që tani, aq më tepër kur pranvera ishte mjaft e freskët. Kjo është ndjerë menjëherë dhe ka krijuar problem te njerëzit. Vlerat normale në qershor do të ishin 30-31 gradë. Është anormale kjo vlerë, nëse e analizojmë për klimën, por jo e pazakontë”, tha sinoptikania Porja.

Çfarë parashikimesh keni për orët dhe ditët në vijim?
Sonte gjatë natës edhe nesër duhet pasur pak kujdes, pasi pritet kulmi i kësaj vale. Temperaturat e natës janë mbi 20 gradë në gjithë vendin, duke përjashtuar vetëm Korçën, ku vlera më e ulët është 18 gradë. Zonat problematike e kanë temperaturën mbi 30 gradë. Dita e premte do të sjellë një rënie të papërfillshme temperaturash. Të freskun ne do ta ndjejmë vetëm ditën e diel, ku do të shkojmë në vlerat 36 gradë. Qershori do të mbyllet me temperatura të larta, deri në 36 gradë.

Kjo valë po qëndron më pak ditë, pasi valët e të nxehtit afrikan janë 6-12 ditë dhe nëse do vijonim me këto vlera deri në 12 ditë, do të ishte vërtet problematike. Por, këto vlera do të rikthehen sërish në korrik, ku pritet që nga data 4-5 të rikthehen vlerat ekstreme. Me këtë valë të nxehti nuk është kapërcyer vlera më ekstreme e temperaturës në vendin tonë. Presim dhe nesër një rritje me 0.5 gradë, por duhet të shohim vlerat në korrik. Duke e krahasuar me verën e kaluar, kjo është një verë më e nxehtë.

S'KA KOMENTE