Sot 12 vite nga ngjarja e rëndë e “21 Janarit”, mbetën të...

Sot 12 vite nga ngjarja e rëndë e “21 Janarit”, mbetën të vdekur 4 protestues

22
SHPËRNDAJE

Kjo e shtunë shënon 12-vjetorin e ngjarjes tragjike të 2011 ku katër qytetarë u qëlluan për vdekje teksa protestonin kundër qeverisë Berisha në sheshin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit ” në Tiranë.

Në këtë demonstratë, e cila u organizua nga Partia Socialiste u qëlluan për vdekje Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.

Aktulisht në Prokurorinë e Tiranës është vetëm një çështje, konkretisht vrasja e Aleks Nikës. Predha, e cila i mori jetën të riut nga Lezha është dërguar në Itali për ekzaminim.

Vrasja e tij është ende pa autor, ndërkohë mazhoranca dhe familjarët e Aleksit kërkojnë që çështja t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

S'KA KOMENTE