Sondazhi:Të rinjtë shqiptarë e kalojne kohën kafeneve dhe online

Sondazhi:Të rinjtë shqiptarë e kalojne kohën kafeneve dhe online

66
SHPËRNDAJE

Që nga koha e kaluar në kafene deri te sporti, përdorimi i internetit dhe vullnetarizmi, këto janë aktivitetet kryesore që kryejnë të rinjtë shqiptarë.

Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online. Por nuk janë këto aktivitetet e vetme. Kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së të rinjve shqiptarë. Sipas studimit në fjalë, të publikuar së fundmi, gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

Faktor i fuqishëm në këtë çështje është, sigurisht, edhe statusi ekonomik i të rinjve: 8% e të rinjve nga grupi më i varfër ekonomikisht nuk del kurrë, krahasuar me mesataren kombëtare, që është vetëm 1%, citon studimi i FES.

Gjinia është faktori kryesor që vendos zgjedhjen e aktiviteteve të të rinjve për kohën e lirë: djemtë luajnë videolojëra, dalin më shpesh dhe praktikojnë sporte, ndërkohë që vajzat, më së shumti, lexojnë libra

Shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen. Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë bëjnë shpesh në kohën e lirë, çdo ditë ose disa herë në javë, janë dëgjimi i muzikës (85% e bëjnë këtë shumë shpesh) , dalja me miqtë (70% e bëjnë shumë shpesh), shikimi i filmave (72%), relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre (92% e bëjnë këtë mjaft shpesh).

 

Kryeson kafeneja

Gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

Megjithatë, 15% e të rinjve pohojnë se nuk shkojnë kurrë në kafene dhe lokale në kohën e lirë, kurse 18% prej tyre i frekuenton ato shumë rrallë. Shqipëria, së fundmi, është renditur si vendi me numrin më të lartë të kafeneve për numrin e popullsisë duke ia kaluar dhe Spanjës, që ka pasur për shumë vite rekordin.

Kafenetë shqiptare, sidomos në kryeqytet, janë të mbushura plot me të rinj në çdo ditë të javës. Ndaj është me shumë interes të eksplorohet profili i të rinjve, që shkojnë shumë rrallë ose nuk shkojnë kurrë në kafene dhe në bare. Shumica e këtyre të fundit janë femra dhe i përkasin grupmoshës më të re (14 – 17 vjeç). Po ashtu, një në katër të rinj, nga grupi me mundësitë më të ulëta ekonomike, thotë se nuk shkon kurrë në kafene ose lokale.

Vetëm një e treta e të rinjve shpenzon rregullisht kohë të lirë duke lexuar libra, 19% e bëjnë këtë vetëm me raste, ndërkohë që gjysma tjetër e tyre lexon shumë rrallë (28 për qind) ose nuk lexon kurrë (22 për qind). Ndarja gjinore është e dukshme dhe e shpeshtë në analizën e modeleve dhe e prirjeve që kanë të rinjtë për kohën e lirë. 28% e femrave, krahasuar me vetëm 5% të meshkujve, nuk dalin kurrë me miqtë ose e bëjnë këtë gjë shumë rrallë. Po ashtu, dalja me miqtë është më e rrallë në zonat rurale se sa në ato urbane.

 

 

S'KA KOMENTE