Socialistët dhe opozita parlamentare miratojnë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir...

Socialistët dhe opozita parlamentare miratojnë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

147
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 14 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Hetimi parlamentar është për shkarkimin e presidentit. Vendimi për komisionin do merret në seancën e së premtes. Seanca do të vendosë për ngritjen e komisionit hetimor.

Alket Hyseni: Kërkesa e presidentit që të dëgjohet, është kërkesë që t’i shmanget përgjegjësisë përpara sovranit. Presidenti të respektojë vullnetin e parlamentit.

Ulsi Manja: Nuk mund të ngrihetn Komisione Hetimore katër muaj para se të mbarojë mandati. Presidenti ka tentuar që të pengojë punën e Kuvendit. Meta kërkon t’i ikë drejtësisë me procedurë.

Vasilika Hysi: Kërkesa është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

Klotilda Bushka: Është rezauruar shumë qartë procedura. Duhet që të fokusohemi tek shkeljet. Shkarkimin e presidentit e kanë kërkuar më shumë deputetë nga sa e parashikon Kushtetuta.

Ulsi Manja: Jam dakord me të gjitha argumentet e vëna në themel të kërkesës. Thuhet se çfarë nenesh ka shkelur Meta. Kjo sepse është krijuar ideja që presidenti duhet të shkarkohet për pikëpamje politike. Meta ka minuar rolin e tij kushtetutes. Ja disa nga nenet e Kushtetutës që përligjen ngritjen e Komiisionit Hetimor. Presidenti ka shkelur nenin katër të Kushtetutës, që ka të bëjë me shtetin e së drejtës. Ky parim nënkupton se Kushtetuta ka përparësi mbi gjithçka. President ii Republikës ka shkelur edhe nenin 7 të Kushtetutës, parimin e ndarjes të pushteteve. Meta ka etiketuar instituciionet, duke paralajmëruar madje edhe për ndjekje penale.

Meta ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese. Presidenti ka shkelur edhe 86/1 të Kushtetutës, ku përcaktohet se kreu i shtetit është mbi palët e bën moderatorin, sa herë ka përplasje politike, por Meta e ka mbivendosur autoritetin e kreut të shtetit duke u rreshtuar me njërën palë politike. Sjellja e presidentit është sjellje absurde, s’ka asgjë të përbashkët me Kushtetutën. Duhen hetuar të gjitha këta shkelje, nëpërmjet Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë. Nëse Komisioni Hetimor shprehet se Meta ka pasur shkelje gjatë kryerjes së detyrës, i propozohet parlamentit për shkarkim.

S'KA KOMENTE