Skenarët e “frikshëm” të krizës/Kulmin e çmimeve e presim në Qershor-Korrik!

Skenarët e “frikshëm” të krizës/Kulmin e çmimeve e presim në Qershor-Korrik!

83
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka përgatitur disa skenarë për t’iu përgjigjur krizës së rritjes së çmimeve me të cilën po përballet vendi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi paketën e rezistencës sociale, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj bëri me dije se kulmi i rritjes së çmimeve parashikohet të jetë përgjatë periudhës Qershor-Korrik, ndërsa ka listuar pasojat që do të ketë ekonomia shqiptare gjatë këtij viti, duke përjashtuar recensionin si mundësi.

Ministrja bëri me dije se akti normative i cili vendos në dispozicion të përballimit të situatës 26 miliardë lekë, nuk do të jetë i fundit, pasi sipas kriza sapo ka filluar. Në këtë pikë deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka konsideruar aktin të mangët dhe jo efektiv.

Në përgjigje të shqetësimit të deputetëve për shkurtimin e projekteve infrastrukturore, Ministra bëri me dije se investimet nuk do të ndalen.

Në komision kaloi edhe akti normativ për tatimin mbi të ardhurat i cili parashikon reduktimin e normës së tatimit mbi pagat për 135 mijë të punësuar.

S'KA KOMENTE