Skandali me publikim te pagave/Prokuroria nis hetimet te AKSHI, ISSH dhe Drejtoria...

Skandali me publikim te pagave/Prokuroria nis hetimet te AKSHI, ISSH dhe Drejtoria e Tatimeve

104
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e publikuar së fundmi, ku janë publikuar të dhënat personale, pagat dhe vendet e punës të mbi 630 mijë qytetarëve. 

Mesohet se Prokuroria ka dërguar grupin hetimor në institucionet e: AKSHI-t, ISSH dhe të Drejtorinë e Tatimeve. 

Sakaq, vlen të përmendet se dje u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021. Sot, të enjten, u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

S'KA KOMENTE