Skandali me pagat/ Balla: Përpjekje për destabilizim, të lëmë Prokurorinë të hetojë

Skandali me pagat/ Balla: Përpjekje për destabilizim, të lëmë Prokurorinë të hetojë

28
SHPËRNDAJE

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kreu i grupit të PS Taulant Balla, iu përgjigj interesit të medias lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qyterarëve shqiptarëve, pagave e targave të makinave.

pa dashur të japë komente, duke e quajtur publikimin e tyre, një përpjekje për destabilizimin e vendit, Balla tha se duhet pritur hetimi i prokurorisë.

“Unë në gjithë këto vite në Kuvend e politikë kam nxjerrë konkluzionin që në momentin që prokuroria hyn në hetim sduhen bërë komente. person ii përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, një përpjekje për destabilizim. Janë të dhëna shumë konfidenciale, që prishin marrëdhënien në shumë raste.

Dhe është sa sulm kibernetik aq edhe rrjedhje të dhënash. Ndëshikimi më i madh për këtë rast, që të parandalohen në të ardhmen. Të hetohet edhe fshehja e deklarimeve, apo deklarime të rreme, i bën mirë një hetimi të plotë. Nuk do hyj në komente të tjera.” u shpreh Balla, ndërsa parandaloi ashpërsim të penaliteteve, në rast të shkeljes së ligjit për të dhënat personale.

“Prokuroria e policia janë në rolin e duhur, dhe këtu duhet të vijmë në një ide konkrete. Kam shfletuar këto ditë legjislacionin për të dhënat personale, ka ardhur momenti që të ndryshojmë penalitetit. Në rastin tonë gjobat që vendosen janë shumë të ulëta, nëse i referohemi legjislacionit europian janë shumë më lart. Ka ardhur koha të rishohim edhe një herë gjithë nivelin e penaliteteve në rast të thyerjes së ligjit për të dhënat personale.’ – u shpreh Balla.

S'KA KOMENTE