Skandali! Drejtoresha e DAR Fier bëri shtatezen 17-vjeçaren , prindërit e mohojnë

Skandali! Drejtoresha e DAR Fier bëri shtatezen 17-vjeçaren , prindërit e mohojnë

2679
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm u përsërit ngjarja e djeshme e helmimit të nxënësve në gjimnazin Janaq Kilica në Fier.

Ambulancat vërshuan, në ambientet e shkollës dhe një vajzë e re 17-vjeçare është shoqëruar me urgjencë në spital.

Mësohet se prindërit janë revoltuar sepse nuk janë lejuar të futen brenda në shkollë. Ndërsa vetë drejtoresha e arsimit në Fier, Yllka Beci ka përgënjeshtruar rastin duke thënë se bëhet fjalë për një vajzë shtatzënë dhe ngjarja e sotme nuk ka lidhje me helmimin.

Deklarata e saj ka habitur të gjithë pasi bëhet fjalë për një adoleshente 17-vjeçare dhe burimet nga Faxweb bëjnë me dije se deklarata e saj nuk është e vërtetë por ende nuk dihet shkaku që e shtyu, Yllka Becin të pohonte këtë gjë.

Po ashtu falsiteti i deklaratës së drejtoreshës vërtetohet edhe nga prindërit e nxënëses që jashtë kamerave përgënjeshtrojnë deklaratën e saj.

A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po, është shtatzënë.

Ngjarja e sotme në ambientet e shkollës Janaq Kilica ka ngjallur përsëri panik dhe kaos mes prindërve dhe nxënësve.

S'KA KOMENTE