Skandal në Greqi: Janë vaksinuar 40.000 persona në zonën me 6000 banorë

Skandal në Greqi: Janë vaksinuar 40.000 persona në zonën me 6000 banorë

519
SHPËRNDAJE

Një skandal që mund të trondisë jo pak sistemin shëndetësor grek, ka ndodhur në qendrën mjekësore të komunës Palama në Kardhicë të Greqisë.

Prokuroria e Kardhicës hapi një hetim urgjent, pas denoncimeve se një punonjëse e kësaj qendre mjekësore, kishte lëshuar mbi 480 vërtetime vaksinimi kundër Covid 19, pa iu injektuar doza e vaksinës.

Skandali duket se ka përfshirë edhe drejtues të sektorit të shëndetësisë, ndërsa pas ndërhyrjes së prokurorisë së Kardhicës, u zbulua se në këtë qendër janë kryer 40.000 vaksinime, ndërkohë që banorët janë vetëm 6000.

Askush nuk mund të thotë me saktësi ç’ka ndodhur, por burime qeveritare shprehën shqetësimin se ndoshta kemi të bëjmë me një skandal me përmasa të mëdha.

Menjëherë është dërguar në zonë një grup kontrolli, ndërkohë që me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Thanos Plevris është pezulluar i gjithë stafi i kësaj qendre mjekësore.

S'KA KOMENTE