Situate shqetësuese nga Covid në Greqi, rritet numri i të moshave të...

Situate shqetësuese nga Covid në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

131
SHPËRNDAJE

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve që shtrohen në spitale, pa sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa në Atika janë identifikuar dy mutacione të reja të virusit.

Mediat greke shkruajnë se në spitale tashmë janë të shtruar edhe të rinj 20 vjeç, që nuk vuajnë nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa në intubim ka edhe persona nën 38-vjeç.

Sipas shkencëtarëve, shtimi i numrit të të rinjve që kanë nevojë për kurim në spital pas infektimit me COVID, vjen për shkak të përhapjes së mutacioneve të reja që janë më infektues dhe japin komplikacione te moshat e reja.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Greqi janë mobilizuar plotësisht pas informacioneve për dy mutacione të reja të koronavirusit që u zbuluan në Atika. Njëri është varianti i llojit të zbuluar në Angli dhe tjetri ai i zbuluar në Afrikën e Jugut.

S'KA KOMENTE