Situatë e rënde nga Covid-19, humbin jetën 24 qytetarë dhe qindra të...

Situatë e rënde nga Covid-19, humbin jetën 24 qytetarë dhe qindra të infektuar në Kosovë

133
SHPËRNDAJE

890 raste të reja dhe COVID-19 dhe 24 humbje jete. Ky është bilanci për të dhënat e situatës pandemike për 24 orët e fundit në Kosovë.

Janë shëruar 1.712 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 123.852 që nga fillimi i epidemisë.

Njotimi i plotë i MSH:

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

-Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

-Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

-Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

S'KA KOMENTE