Situatë alarmante në Malin e Tomorrit, prej 4 ditesh flaket djegin 20...

Situatë alarmante në Malin e Tomorrit, prej 4 ditesh flaket djegin 20 ha bimesi

82
SHPËRNDAJE

Prej katër ditësh tashmë vijon ende të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit, ku deri më tani raportohet të jenë shkrumbuar më shumë se 20 hektar pyje.

Flakët favorizohen nga era e fortë, temperaturat e larta dhe terreni që vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Zjarri nisi në fshatin Lybeshë, pasi disa banorë që mblidhin bimë medicinale ndezën zjarr.

Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 3 të tjerë.

S'KA KOMENTE