Situata alarmante ne fushen e mbetjeve urbane ne Fier , Luan Baçi...

Situata alarmante ne fushen e mbetjeve urbane ne Fier , Luan Baçi i kërkon qytetarëve të protestojnë

1245
SHPËRNDAJE

Situata ne fushen e mbetjeve urbane alarmante Luan Baçi i kërkon qytetarëve të protestojnë, SPAK TE NISE HETIMET

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, e ka konsideruar alarmante situatën nga mbetjet në qytet. Në një deklaratë nga vendgrumbullimi i mbeturinave ku ende vazhdojnë flakët, Baçi tha se situata ka dalë jashtë kontrollit.

“Situata është e dukshme tashmë, një situatë vërtet alarmante, e rrezikshme dhe shumë dëmtuese për qytetarët e Fierit. janë ditë të tëra që qyteti i Fierit është në gjendje

Qytetarët janë mbyllur brenda. Nuk është situatë për të bërë politikë dhe unë jam plotësisht dakort me këtë madje më vjen keq që çdokush mundet të thotë që po bëjme politikë me këtë fatkeqësi. Kemi ditë që e ndjekim situatën nga afër, e kemi denoncuar duke ofruar edhe ndihmesën tonë se sim und të zgjidhet. Ka disa ditë që bëhet sikur punohet. Janë me dhjetëra raSte që këtu ka pasur zjarre. Kjo e kësaj here ishte jashtë çdolloj parashikimi dhe ndodh në një situatë që incerneratori korruptiv i Fierit që PD e ka denoncuar ata kanë deklaruar se ata janë gati për të filluar punën që në 25 maj. Duhet të ishin marrë masa për ta pastruar dhe zhbllokuar. Nuk mendoj se do të marrë zgjidhje me 2 mjete që kanë sjellë këtu”, u shpreh ai.

Baçi u ka bërë thirrje qytetarëv të dalin të protestojnë pasi kjo papastërti bie mbi të gjithë qytetarët.

“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit të protestojnë pasi këtu ka erë korrupsion, situatë e lënë pas dore pasi këta janë të babëzitur. Incerneratori i Fierit është një incernerator jo me teknologjinë që duhet dhe nuk mund të vihet në punë. Banorët e zonave janë duke u larguar pasi nuk u shiten produktet nga tymi. I bëj thirrje SPAK menjëherë të nisë hetimet. Kush mban përgjegjësi për 4 ditë rresht tym dhe dëm për qytetarët. Janë qytetarët që duhet të reagojnë pasi kjo papastërsi bie mbi kokat e të majtëve dhe të djathtëve”, u shpreh Baçi.

Ndërkohë për mediat ka eaguar edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili ka thënë se problemi i mbetjeve merr fund në 30 gusht.

S'KA KOMENTE