Sisteme të reja dhe pajisje vëzhgimi në burgjet shqiptare

Sisteme të reja dhe pajisje vëzhgimi në burgjet shqiptare

192
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur tenderin për rritjn e nivelit të sigurisë fizike nëpërmjet instalimit të sistemeve dhe pajisjeve të vëzhgimit dhe kontrollit – për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Fondi limit është 35 milionë e 987 mijë lekë dhe data e mbylljes është 31 mars 2021.

Sistemi Peninteciar në Republikën e Shqipërsië është një sistemi i centralizuar.  Sistemi drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve e cila ka në vartësi 24 Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në vijim IEVP.

Aktualisht me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve dhe standardeve optimale për sa i takon sistemeve elektronike të sigurisë, komunikimit dhe kontrollit nuk janë arritur të plotësohen të gjitha institucione me sisteme të përshtatshme duke qenë se investimet kanë qenë të fragmentizuara dhe minimale. Ka një diferencë të konsiderueshme midis institucioneve të vjetra dhe institucioneve të reja. 

Ndërkohë që në institucionet e reja teknologjia e informacionit, sigurisë dhe kontrollit është e kohës dhe cilësore, kurse në institucionet e vjetra teknologjia e përdorur është e kaluar kohe, e pa përshtatshme dhe e amortizuar në maksimum” shkruhet në dokumentet e tenderit.

Qëllimet e këtij projekti janë si më poshtë:

  • Përmirësimin e cilësisë së shërbimit nëpërmjet skanimit të mallrave
  • Rritja e vigjilencës në procesin e kontrollit dhe skanimit
  • Ulja e futjes së sendeve të ndaluara brenda ambienteve të IEVP-ve.
  • Kontroll i detajuar i mallrave nga personeli përgjegjës pranë IEVP-ve.
  • Garantimi i pamjeve në kohë reale të mallrave të skanuara ne 24 orë në ditë.
  • Regjistrimi dhe ruajtja e imazheve të skanuara për të paktën 30 ditë.
  • Administrimi i pamjeve reale dhe atyre të regjistruara nëpërmjet pajisjes.
  • Përafrimi i kushteve të sigurisë dhe kontrollit sipas standardeve të BE-së.
  • Ulja e mundësisë se futjes se sendeve metalike te rrezikshme

Objektivi i përgjithshem i këtij projekti është rritja e nivelit të sigurisë fizike nëpër IEVP, nepermjet instalimit te sistemeve dhe pajisjeve te detektimit dhe kontrollit. Keto pajisje do te instalohen ne IEVP:

Skanera bagazhesh:

  1. INSTITUCIONI ADRESA

I.E.V.Penale       Durres

I.E.V.Penale       Mine Peza

Urat e Sigurise

  1. INSTITUCIONI ADRESA

I.E.V.Penale       Peqin

I.E.V.Penale       Lushnje

I.E.V.Penale       Lezhe

I.E.V.Penale       Kruje

I.E.V.Penale       Korcë

I.E.V.Penale       Fier

I.E.V.Penale       Ali Demi, Tiranë

I.E.V.Penale       Jordan Misja, Tiranë

I.E.V.Penale       Kavajë

I.E.V.Penale       Tropojë (Bajram Curi)

I.E.V.Penale       Kukës

I.E.V.Penale       Vaqar, Tiranë

I.E.V.Penale       Sarandë

I.E.V.Penale       Fush-Kruje

I.E.V.Penale       Shkodër

S'KA KOMENTE