Si të zbuloni nëse telefoni i juaj po përgjohet nga sistemi i...

Si të zbuloni nëse telefoni i juaj po përgjohet nga sistemi i spiunimit të ‘Pegasus’

328
SHPËRNDAJE

Studiuesit e Amnesty International kanë zhvilluar një paketë që mund të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë nëse telefoni i tyre ka sistemin e spiunimit të ‘Pegasus’.

Sipas mediave të huaja, paketa e verifikimit të telefonave funksionon si në iOS ashtu edhe në Android OS. Ajo thjeshton procesin e përvetësimit dhe analizimit të të dhënave nga pajisjet Android dhe analizon të dhënat nga rezervat e iOS për të identifikuar gjurmët e mundshme të ndërhyrjes.

Studiuesit vunë në dukje se ka më shumë gjurmë mjeko-ligjore të arritshme për hetuesit në pajisjet Apple iOS sesa në pajisjet Android. Si rezultat, rastet më të fundit të ndërhyrjeve të konfirmuara nga Pegasus kanë përfshirë iPhone.

Amnesty ka vënë në dispozicion paketën e cila kërkon vetëm disa njohuri se si të futemi në sistem.
Për të instaluar paketën, përdoruesit duhet të instalojnë një program të quajtur Python, e cila është e disponueshme në faqen e internetit të MVT (Mobile Verification Toolkit). Programi përfshin udhëzime për të dyja sistemet, iOS dhe Android. Pas instalimit të këtij programi do të dalë një listë që nxjerr në pah nëse ka veprime të dyshimta në telefonin tuaj.

Amnesty theksoi se qëllimi i MVT është të zbulojë nëse telefoni i secilit është ose jo shënjestër e përgjimeve.

S'KA KOMENTE