Zbardhet dinamika e atentatit ndaj dy policëve në Vlorë. Duke iu referuar burimeve nga policia, mesohet se dy policët janë qëlluar me armë kur po udhëtonin me një makinë private fuoristradë tip “Audi” teksa paralel i është afruar një makinë tip “Volkswagen”.Ngjarja ka ndodhur ne afersi te spitalit.
Nga ky mjet një person ka nxjerrë armën nga xhami dhe ka qëlluar në drejtim të dy policëve, por fatmirësisht të dy i kanë shpëtuar plumbave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Mesohet se një prej efektivëve është Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës.
Ndërkohë, efektivi tjetër me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, është shtetasi Anxhelo Breshani.Gjithashtu mësohet se po hetohen dy pista, sulmi për shkak të detyrës por edhe prej konflikteve personale që mund të mos lidhen me detyrën e dy efektivëve.
“Policia ka marrë në pyetje 10 persona, dëshmitar të ngjarjes që kanë treguar llojin e automjetit ku kanë qenë personat që kanë goditur. Personat që kanë goditur nuk janë siguruar për objektivin e tyre. Kanë goditur dhe janë larguar në drejtim të fshatrave në pjesën e Lumit të Vlorës. Me rrugën e re që është bërë daljet janë të shumta në këtë zonë, qoftë në Bypass, qoftë në zonën e Fierit”
Ndërkohë, bëhet me dije se janë mbledhur kamerat e bizneseve të zonës në lagjen “Partizani”.
Sa i përket dëshmisë paraprake të dy efektivëve të policisë, mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjeri.
Mehmetaj dhe Breshani nuk raportohet të kenë qenë të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale që mund të ketë qenë bërë publike, ndërsa në momentin e sulmit me armë kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Bypassit të Vlorës.